Akademiku serb, Dushan Teodoroviç, në një intervistë për mediumin N1, duke folur për nevojën e ndryshimit fundamental të politikës serbe thotë se për ta bërë këtë duhet nisur nga çështja kyçe që është “së ndaluari të gënjejmë qytetarët serb se Kosova është ‘zemra e Serbisë’”. Teodoroviç thotë se Kosova është shtet i pavarur që nga “nënshkrimi i kapitullimit në marrëveshjen e Kumanovës”.
“Kosova ka të ndërtuar shtetësinë e saj, na pëlqeu apo jo, po ky është realiteti dhe këtë duhet t’ua themi qytetarëve serb. Ata marrin pjesë në lojërat olimpike e gara tjera, kanë institucionet veta, pavarësisht që ne nuk duam ta pranojmë”.
Ai tha gjithashtu, se Bashkimi Europian nuk do ta ndihmojë Serbinë për shkakun se nuk pranon planin Franko-Gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.