9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Akademiku Arsim Bajrami ‘masakron’ gjuhën shqipe- në disa paragrafë tekst, bënë mbi 30 gabime drejtshkrimore (Foto)

- Advertisement -

Arsim Bajrami, i cili mban titullin më të lartë shkencor – atë të Akademikut bën gabime të pafalshme gjuhësore.

Ai në vetëm disa paragrafë tekst, ka bërë mbi 30 gabime gjuhësore, raporton Gazeta Blic.

Bajrami e ka në qejf shumë shkronjën ë, të cilën e përdorë në disa raste, ku në fakt nuk përdoret.

Në tekstin e tij në Facebook, ku Bajrami kritikon deputetët, bën gabime edhe në vendosjen e shenjave të pikësimit.

Për më shumë shikoni postimin e tij:

ÇFARË NIVELI KA RËNË KUVENDI I KOSOVËS SOT!

Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur.. Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerëzë me integritet profesional, kombëtarë e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit. Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputetë që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politikë. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të ndershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet.
Në mënyrë të veqantë më zhgënjyan kolegët deputetë të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjet politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik. PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj. Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese. Ato duhetë lërë të qeverisë partinë në pushtet për mandat të plotë, në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues. Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme.
Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta .

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit