-4.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

“Akademik” Bahtri ia “kthen borxhin” Konjufcës: Glauku është simbol i qëndresës dhe unitetit të të gjithëve

- Advertisement -

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dal në krah kryeparlamenatrit Glauk Konjufca, i cili dje e ka nxjerr Listën Serbe nga seanca e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se Konjufca është simbol i qëndresës dhe unitetit të të gjithëve.

Në këtë mënyrë duket se Bahtiri ia ka kthyer borxhin Konjufcës, i cili në zgjedhjet e fundit lokale e kishte quajtur “akademik”.

“Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit, është simbol i qëndresës dhe unitetit të të gjithëve, duke respektuar edhe pakicat që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, një mik i së vërtetës dhe mbrojtës i dinjitetit të Kosovës. Me guxim dhe vendosmëri, ai nuk lejon që Lista Serbe të kthehet në pengesë për progresin tonë. Ne qëndrojmë krah për krah me të, për Kosovën e pavarur, për të ardhmen tonë, dhe kundër çdo përpjekjeje që synon ta prishë këtë tokë të shenjtë”, ka shkruar Bahtiti në profilin e tij në “Facebook”, duke e kritikuar Listën Serbe.

“Lista Serbe, kjo dorë e zgjatur e Beogradit në institucionet tona, vazhdon të shfaqet në Kuvend vetëm për të siguruar pagat e saj, ndërkohë që me çdo veprim synon ta minojë shtetin e Kosovës. Këta përfaqësues të lojërave destruktive nuk po përfaqësojnë as serbët e Kosovës, as paqen, as bashkëjetesën (ashtu siç e kanë obligim) – përkundrazi ata janë vegla të politikave të vjetra që gjithmonë kanë qenë kundër shtetit tonë të pavarur dhe sovran, por jo më! Tash u themi mjaft! Ka kaluar koha e pazareve për këmbimin e trojeve shqiptare!”, ka shkruar Bahtiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit