Kushtrim Ajvazi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve Vendor ka thënë se ZRrE është e obliguar që t’i kthejë bizneset në treg të rregulluar, por që sipas tij, nuk është bërë një gjë e tillë.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se mosekzekutimi i vendimit gjyqësor përbën vepër penale.
“Një betejë e fituar, por e dhimbshme – sepse shumica e bizneseve ende duhet të presin vendimet”.
ZRrE është e obliguar që të gjitha bizneset që kanë pranuar aktvendimet për masën e pezullimit të daljes në treg të lirë t’i kthejë në tregun e rregulluar, deri në vendimin e shkallës së dytë të gjykatës.
Mos-ekzekutimi i një vendimi gjyqësor përbën vepër penale.
Sikur të ishin paraqitur dhe shqyrtuar me kohë të gjitha paditë, më 1 gusht shumica e kompanive do të ishin kthyer në tregun e rregulluar.
Fitore për ata që morën masën e pezullimit, por padrejtësi për të gjithë të tjerët që ende presin drejtësinë!” – ka shkruar ai.