-7.2 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Ajvazi për çmimin e rrymës: Është rritje e madhe, do të ndikojë edhe në çmimin e produkteve të tjera

- Advertisement -

Kushtrim Ajvazi, i ftuar në Euro në T7, ka folur për rritjen e çmimit të rrymës që ka ndodhur përgjatë viteve të fundit.

Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se rritja e çmimit të rrymës ndikon tek rritja edhe e produkteve të tjera.

Ajvazi ka vlerësuar edhe se, kërkesa për rritje prej 21%, është rritje ‘’shumë e madhe’’.

‘’Çmimi 20% nëse rritet tani, efekti i ka edhe 20% shumë të tjerë. Te ajo çka e pagun në fund qytetari, e pagun në fund rrymën, por pagun edhe një produkt tjetër. Kërkesa në 2025 ka qenë shumë më e madhe kërkesa, është miratuar si 16% si kërkesë. Për mendimin tem është një rritje shumë e madhe. Minimumi janë edhe tri katër vitet e ardhme që ne këna me u ballafaqu me këtë problem’’, ka thënë Kushtrim Ajvazi, ekspert financiar”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit