14.3 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Ajvazi: Kjo qeveri nuk ka guxim të hyjë në projekte të mëdha

- Advertisement -

Kushtrim Ajvazi nga Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se si shifër prej vetëm 15.6% e borxhit publik mund edhe të duket bukur si grafikë, por realisht çka ka ndodhë me zhvillimin ekonomik është krejt një pamje tjetër.

Sipas tij, duke analizuar shifrat nga 2021 e tutje, e shohim se borxhi publik është në rënie dhe qeveria del e thotë se kemi krijuar një siguri fiskale sepse e kemi ulur borxhin dhe jemi më së miri në rajon, por në këtë rast siguria shihet por mungon guximi me hy në projekte të mëdha.

“Vendi ynë ka nevojë për projekte të mëdha, për investime që nxisin rritjen ekonomike. Përqindja e ulët e borxhit publik duhet të shfrytëzohet që të rritet për projekte të mëdha, por që deri më tash nuk kemi pa asnjë iniciativë për ndonjë projekt të madh publik nga qeveria. Fatkeqësisht jemi në vitin 2025 e jemi ende pa qeveri, pa investime kapitale apo minimalisht investime. Shohim tani edhe tregun e energjisë elektrike e dimë telashet e mëdha për biznese e amvisëri nga rritja e çmimit, e që ngritja e borxhit publik do të duhej të shfrytëzohej nga qeveria për ndonjë projekt të madh energjetik që do ta shpëtonte ekonominë vendore”, ka thënë Ajvazi.

Në anën tjetër, ulja e borxhit publik sipas Ajvazit edhe mund të paraqesë një siguri fiskale por që është e parëndësishme në gjendjen aktuale ekonomike.

“Borxhi, huaja për me u zhvillu dhe kjo logjikë ka pasur sukses tek sektori privat. Si janë zhvillu bizneset në vend? Janë të pakta, për mos me thënë fare, bizneset që janë zhvillu vetëm nga kapitali vetanak; patjetër që iu kanë drejtuar bankave për të marrë kredi e për t’u zhvillu, vjen koha kur ato kredi kthehen, por që për t’u zhvilluar tutje duhet të hartohen projekte të reja e që kjo qeveri nuk po ka fatkeqësisht”, ka shtuar Ajvazi.

Ajvazi ka rekomanduar qeverisë së vendit që të marrë për bazë të dhënat nga shtetet e rajonit të cilat kanë rritur borxhin publik deri në 60%, siç është Shqipëria, e cila me nivelin aktual të zhvillimit pret anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Të ngjashme

Të fundit