18.6 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Ajvaz Berisha: Rinia, në qendër të programit qeverisës

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Bashkimi Demokratik, Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ka theksuar në takimet e tij me qytetarë se rinia do të jetë në qendër të programit qeverisës.

Ai u shpreh se Drenasit i duhet një qeverisje ndryshe – pa skandale, pa pazare milionëshe me pronën publike, pa arsim të politizuar dhe pa nepotizëm në punësime.

“Drenasit i duhet zhvillimi, heqja nga varfëria dhe regresi, si dhe fuqizimi i potencialit rinor. Rinia është shtyllë e ndryshimit në Drenas, motori shtytës i zhvillimit ekonomik. Bashkë me ta, ne do të punojmë fuqimisht për ndryshime pozitive, sepse Drenasi dhe banorët e tij nuk e meritojnë të trajtohen si ‘makinë votuese’, por si qytetarë të dinjitetshëm të këtij vendi”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, me Bashkimin Demokratik ✅145 dhe programin e tij për rininë, ndryshimi është i arritshëm dhe i domosdoshëm.

Në fund, Berisha iu drejtua të rinjve me vargjet e Migjenit:
“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.”.

Postimi i plotë:

RINI, BOTA ËSHTË E JOTJA !

Kryetari Prof.dr. Ajvaz Berisha në çdo takim me qytetarët dhe posaçërisht me rininë, e thekson nevojen e një qeverisjeje ndryshe për Drenasin, pa skandale, pa pazare milionëshe me pronën publike, pa arsim të politizuar e pa nepotizëm në punësime.

Drenasit i duhet zhvillimi, heqja nga varfëria dhe regresi, si dye fuqizim i potencialit rinor.
Rinia është shtyllë e ndryshimit në Drenas, motori shtytës i zhvillimit ekonomik. Bashkë me ta, ne do të punojmë fuqimisht për ndryshime pozitive, sepse Drenasi dhe banorët e tij nuk e meritojnë të trajtohen si “makinë votuese”, por si qytetar të dinjitetshëm të këtij vendi.

Me Bashkimin Demokratik ✅1️⃣4️⃣5️⃣ dhe programin tonë për rininë, kjo është e arritshme dhe e domosdoshme! Prandaj, fuqizoje edhe me votë ndryshimin, kandidatin më të përgatitur për Kryetar të Drenasit, Prof.Dr. Ajvaz Berisha .

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji. / Migjeni/

BASHKIMI DEMOKRATIK
Zyra për Media dhe Informim Publik

Të ngjashme

Të fundit