8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ajsel Abazi konfirmon ndarjen me Eros Grezdën

- Advertisement -

Tashmë është e konfirmuar se Eros Grezda është ndarë përfundimisht nga gruaja e tij, Ajsel Abazi.

Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel thotë se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian.

Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkon mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem. Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit. Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit