6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

‘Ajo që ka ndodhur dje e ka tejkaluar Brukselin’, Haxhiu për situatën në veri të Kosovës

- Advertisement -

Analisti Baton Haxhiu thotë se situata që ka ndodhur dje në veri të Kosovës, e ka tejkaluar Brukselin teksa ka shtuar se tanimë ka lindur një situatë e re në raportin Kosovë-Serbi.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Haxhiu shprehet se nuk do të mendojë fare nga lufta, teksa shton se me një gjë të tillë “jemi të humbur”

Baton Haxhiu: Ajo që ka ndodhur dje, realisht në një farë mënyre, e ka tejkaluar Brukselin. Brukseli më nuk ka kuptim për arsye se kemi një situatë të re, e cila realisht i ka 2 momente.

Blendi Fevziu: Ishte rast i veçuar, apo rrezikon të jetë fillimi i destabilizimit të vazhdueshëm?

Baton Haxhiu: Më herët, Tomori tha diçka, por kaloi si e heshtuar, tha se “këtu është momenti që do të kemi konflikte të vazhdueshme apo një zgjedhje politike” dhe zgjedhje politike është ajo që më së shumti i duhet Kosovës. Zgjedhja politike i ka 2 momente: Ose vetëizolimin, ose atë që SHBA thonë. Kësaj here, edhe Kurtit, edhe Vuçiçit i është dashur një Radoçiç për ta shkërmoqur një situatë të “status-quosë”. Albin Kurti ishte i izoluar nga të gjithë ndërkombëtarët, kur se ky përfitoi nga një situatë për shkak të kryeneçësisë së Albin Kurtit. Kemi ardhur në një pozitë ku nuk ka shtyrje më. Nuk dua të mendoj nga lufta fare, fare sepse aty jemi të humbur fare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit