6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“Ajo ka rrënjë edhe këtu”, mediat në Bosnje shkruajnë për origjinën gjysmë-boshnjake të Dua Lipës nga ana e nënës

- Advertisement -

Por përtej hitet si “Levitating”, së fundmi mediat boshnjake, përfshirë Nezavisne novine dhe Klix, kanë theksuar një element interesant të identitetit të saj: prejardhjen boshnjake.

Dua Lipa, e lindur dhe e rritur në Londër më 1995, ka rrënjët e saj të thella të lidhura me Ballkanin.

Dua Lipa dhe prindërit e saj, Dukagjini dhe Anesa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Prindërit e saj janë nga Kosova, ku të dy lindën në Prishtinë. Por çka ka tërhequr vëmendjen e veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë është fakti që gjyshja e saj nga ana e nënës ka origjinë boshnjake.

E njohur shpalosjen me krenari të origjinës së saj në rrjetet sociale, Dua Lipa ka ndarë këtë pjesë të historisë së saj personale me ndjekësit e saj në Instagram.

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Interesant është edhe emri i nënës së Dua Lipës, Anesa, i cili është një emër tradicional që gratë boshnjake preferojnë për vajzat e tyre, me qëllimin që të ruajnë dhe nderojnë rrënjët e tyre kombëtare.

Identiteti i ndërthurur dhe historitë familjare të Dua Lipës janë një dëshmi e pasurimit kulturor që vjen nga përzierja e traditave dhe prejardhjeve të ndryshme, të cilat ajo me krenari i mbart dhe i promovon në karrierën e saj si një yll ndërkombëtar.

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit