Mbështetësit të zjarret të VV-së, Sadri Ramabaja, i ka mbetur hatri fort që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot ia ka ndërprerë seancën Avni Deharit, duke ia kapur mikrofonin.
Duke e kritikuar veprimin e saj, Ramabaja ka përdorur gjuhë të ulët ndaj deputetes së PDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ia ka bërë psikoanalizën Musliut.
Sipas tij, ajo ka nevojë për trajtim psiko-social.
“Atëherë kur politikanët janë produkt i krimit, korrupsioni [edhe moral] bëhet normë. Ndërkaq sjellja prej gangstereje e deputetes G.M. shndërrohet në dhunë të lloit të vet, alias poshtrim i institucionit – i Tempullit të demokracisë. Këtë sjellje duhet tratuar me seriozitetin më të madhë, meqë është alarm i lloit të vet për rrezikun që e pret shoqërinë kur politika pushtohet nga interesa të errëta. Ky lloj pushtimi po reflektohet nga qëndrimi an bllok i opozitës duke refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar ai, duke degraduar gjuhen ndaj deputetes së PDK-së.
“Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cilëson si individ me çrregullim të “Super-Egos”. Sipas tij, “Super-Ego-ja” përfaqëson normat morale të internalizuara. Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg…], do ta cilësonin këtë sjellje të GM. edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik. Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social. Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive”, ka shkruar Ramabaja.