-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ajeti: Zahir Pajaziti me guximin e tij për 3 vjet e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb

- Advertisement -

Avni Ajeti, bashkëluftëtari i komandantit Zahir Pajaziti ka thënë se ky i fundit është figura dhe promotori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajeti në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, për 3 vite e gjysmë nuk e ka ndalur pushkën ndaj okupatorit serb.

“Është figura dhe promotori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pajaziti arriti në atë kohë edhe të organizojë aksionet edhe të jetë një prijës i atyre djemve që ishin rreth tij sepse ishte kohë e vështirë. Zahir Pajaziti me guximin dhe mençurinë e tij, përafërsisht diku 3 vite e gjysmë nuk e ndali pushkën ndaj okupatorit serb, diti me i godit aq mirë në mesin e qytetit, në rrugë dhe iu krijoi pasiguri aty ku ka mundur dhe veproi”, tha ai. /teve1.info/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit