Tri marrëveshje pritem të nënshkruhen nga ana e Kosovës, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Ajeti ka postuar një fotografi bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe këshilltarët e tij.
“Drejt nënshkrimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit ndërmjet gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor” shkroi Ajeti krahas fotografisë.
Samiti i Berlinit filloi punimet sot.