3.6 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Aivo Orav: BE-ja do qeveri që mban premtime

- Advertisement -
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav në një intervistë ër RTV21 ndan mendimet e tij për vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, për dialogun Kosovë – Serbi,  krijimin e qeverisë së re të Kosovës, si  dhe për rrugën evropiane të Kosovës.

RTV21: Ambasador, do ta nis këtë intervistë me një zhvillim të fundit,  Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Peter Sorensen  ka qenë në Kosovë për herë të parë që nga marrja e detyrës. Çfarë oferte ishte në tryezë, duke marrë parasysh që dialogu është në një lloj bllokimi?

Orav: Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen u emërua pak më shumë se një muaj më pare dhe vizita e tij e parë në rajon ishte Kosova. Po, në fillim të javës ai ishte këtu për tre ditë dhe ishte më shumë në një mënyrë që të dëgjojë sepse u takua me të gjithë liderët politikë, u takua me OJQ-të, u takua me komunitetin e biznesi. Udhëtoi nëpër Kosovë për të mësuar saktësisht se çfarë mund të bëhet. Ai nuk erdhi këtu me ndonjë ofertë apo propozim, sepse tani duhet të shkojë gjithashtu në Beograd për të parë se çfarë presin ata  dhe pastaj të përgatisë hapat e tij të ardhshëm.

RTV21: Pra, bëhet fjalë për rinisjen e dialogut. E tham se dialogu ishte në bllokadë, se dialogu kishte probleme, se dialogu ishte në një lloj vështirësie?

Orav: Fjala vështirësi ndoshta është më e saktë. Sepse në dialog një proces normalizimi tashmë kemi, ose më mirë të themi, që nga viti 2013 ka pasur shumë njerëz që janë marrë me të. Ka një farë progresi, por sigurisht qëllimi përfundimtar i këtij procesi të normalizimit është normalizimi  midis Serbisë dhe Kosovës.  Sepse nëse flasim për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, atëherë ky normalizim është i domosdoshëm. Dhe jam shumë i lumtur që tani nga Bashkimi Evropian, gjithçka është në vendin e duhur. Njerëzit që po merren me këtë dhe gjithashtu idetë se si të ecim përpara. Tani u takon palëve dhe shpresojmë shumë që të ketë një qeveri të re në vend gjithashtu në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur që të mund të vazhdojmë.

RTV21:  A ka ndonjë entuziazëm të ri në Bashkimin Evropian që dialogu do të vazhdojë rrjedhën e tij normale, që do të ketë rezultate? Dua të them,  do të ndryshojë BE-ja diçka nga ajo që është bërë deri tani?

Orav: Marrja e detyrës ashtu si e ka marrë Peter Sorensen duhet të ketë shumë entuziazëm dhe optimizëm, por një optimizëm kritik, sigurisht, sepse duke bërë një punë të tillë dhe duke besuar, duke u zgjuar në mëngjes dhe duke besuar se, e dini, sot po shkoj në zyrën time përsëri dhe nuk mund të arrijë asgjë, nëse mendon kështu, atëherë nuk do të funksionojë. Pra, nëse ai beson se mund të ecim përpara, unë besoj, dhe përfaqësuesi i ri i lartë gjithashtu do të dëshironte të ishte shumë i angazhuar nëse ka diçka që mund të lehtësohet kështu që do të thotë se, po, nga ana jonë ne duam të ecim përpara sepse duam të afrojmë si Serbinë ashtu edhe Kosovën më afër Bashkimit Europian, sa më shpejt të jetë e mundur.

RTV21:  Po ju pyes sepse ka situata të ndryshme dhe të vështira. Për të parë, në Kosovë ende nuk ka qeveri pas zgjedhjeve. E dyta, ka një situatë të tensionuar në Serbi këto ditë, sot, për shembull. A beson BE-ja  se palët  janë në gjendje të zbatojnë atë që është rënë dakord më herët?

Orav:  Jo, por mendoj se nuk do të ishte një qasje serioze nga ana jonë nëse ne do të tërhiqeshim dhe të prisnim kohë më të mira. Sepse gjithmonë ka diçka që është gabim në këtë botë dhe BE është ajo që mundohet të rregullojë gjërat. Sigurisht ka akterë të tjerë në botë që po e prishin situatën Bashkimi Europian zakonisht është ai që i rregullon ato, dhe kjo është gjithmonë shumë më e komplikuar se sa përgatitja e gjërave. Kështu që për formimin e qeverisë, do të marrë më shumë kohë këtu. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri stabile që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë dhe të zbatojë.

RTV21: Kështu që ju nuk do të prisni palët të krijojnë një agjendë. Do t’i thërrisni dhe do t’i sillni ata në Bruksel për të rënë dakord ose për të diskutuar së bashku?

Orav:  Epo, do të thosha, shembulli i mirë është se Peter Sorensen ishte këtu këtë javë për të mësuar se çfarë mund të bëhet tani, ndoshta shumë shpejt do të udhëtojë në Beograd. Dhe pastaj le të shohim se si mund të vazhdojmë sepse nuk ka një plan që është ofruar palëve këtu në këtë moment përpara se ai të flasë me të tjerët. Por sigurisht, dua të them, kam dëgjuar  edhe disa lloj pritshmërish që tani është një qasje krejtësisht ndryshe. Gjithçka do të bëhet ndryshe. Mendoj se marrëveshja e 2013 është diçka me të cilën Bashkimi Europian është shumë krenar, dhe nuk mund ta harrojmë atë. Kështu që ne duhet ta zbatojmë, ne, palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që janë rënë dakord dhe ka më shumë se 90 marrëveshje. Disa prej tyre janë zbatuar tashmë, disa prej tyre ndoshta, dhe disa prej tyre janë ndoshta harruar. Por të gjitha ato duhet të zbatohen dhe kjo është gjithashtu punë e lehtësuesit nga Bashkimi Evropian për t’iu ofruar palëve mundësinë ose për të gjetur mënyrat si do të zbatohet gjithçka. Nëse flasim për marrëveshjen bazike dhe marrëveshjen aneks, ose për aneksin e Ohrit siç është quajtur, dokumentet nuk mund të ndryshohen, nuk mund të ndryshohen deri tani, dhe kushdo që është në pushtet në Kosovë ose në Serbi duhet t’i zbatojnë ato me rigorozitet.

RTV21: Po e pyes këtë sepse ka reagime të forta nga opozita në Kosovë kundër këtyre dokumenteve? A do të shohim që do t’i shtyni palët për të zbatuar këto dy marrëveshje bazike?

Orav: Vitin e kaluar diskutimi ishte kryesisht për këtë marrëveshje të normalizimit të Ohrit, por ka shumë marrëveshje të tjera të cilat ende nuk janë zbatuar. Dhe paralel me këtë marrëveshje të Ohrit, palët duhet të vazhdojnë edhe me marrëveshje të tjera. Dhe po, do të thotë gjithçka çfarë është rënë dakord duhet të zbatohet.

RTV21: Nëse nuk është, nëse diçka tjetër është rënë dakord.

Orav: Por në momentin e tanishëm nuk ka asgjë tjetër të rënë dakord. Dhe ne shpresojmë shumë që ato marrëveshje do të zbatohen. Tani, nëse marrim Asociacionin e komunave me shumicë serbe, po. Ajo duhet të zbatohet sepse dhe kjo është një nga pak ose marrëveshja e vetme, që është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës me shumicën e dy të tretave. Kështu që do të thotë që nëse është ratifikuar, atëherë ajo duhet të zbatohet. Nëse është bërë hapi i parë, atëherë hapi i dytë duhet të bëhet. Por po ashtu vlen edhe për palën tjetër për Serbinë, sepse nëse flasim për obligimin që të mos e parandalojë Kosovën të bashkohet në organizatat ndërkombëtare si për shembull, ose nëse e themi, e kemi në mendje Këshillin e Evropës, atëherë ata nuk duhet ta parandalojnë.

RTV21:  Dhe ky është një qëndrim shumë i qartë nga Bashkimi Evropian, i cili është deklaruar dhe nga Brukseli disa herë. Por kur përmendni draft statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka një dokument dhe ky është dokumenti i BE-së siç është miratuar si dokument i BE-së. Por në Kosovë ende ka mendime të ndryshme për këtë. Ndërmjet një “non-paper” dhe një dokumenti zyrtar a do të jetë Kosova e obliguar ta dërgojë këtë në Gjykatën e saj Kushtetuese?

Orav:  Ne e kemi Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian  për dialogun, dhe nuk dua të bëj punën e tij për të thënë çfarë saktësisht Kosova duhet të bëjë në këtë drejtim. Por përsëri, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe kjo duhet të bëhet. Do të thotë, duhet të zbatohet. Dhe tani Peter Sorensen ishte këtu të dëgjojë liderët politikë, cilat janë pritshmëritë, çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet por do të shohim kur ai të kthehet herën tjetër dhe çfarë do të ofrojë apo do të kërkojë që palët të bëjnë.

RTV21:  Pra për BE-në  ky është dokumenti zyrtar?

Orav: Po!

RTV21: Dhe ju nuk do ta rihapni përsëri nëse vjen deri në fazën e ardhshme pas krijimit të qeverisë së Kosovës? Qeverisë së re?

Orav: Sërish nuk do të doja të komentoj këtë sepse kjo është punë për Peter Storensen, përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian i cili paguhet për të bërë këtë punë.

RTV21: Por, Ambasador, në çfarë mase të gjitha këto hapa, duke përfshirë po ashtu edhe zbatimi i marrëveshjes, asaj bazike marrëveshjes së Ohrit draft statuti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Por deri në çfarë mase këto hapa përcaktojnë rrugën evropiane të Kosovës? Deri në çfarë mase ata e pengojnë atë?

Orav: Siç thashë më parë, gjithashtu, qëllimi përfundimtar i këtij procesi është normalizimi I marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është mënyra si anëtarësohen në Bashkimin Evropian, sigurisht, se pëpara këtij normalizimi përfundimtar. nuk është e mundur të bëhet.  Nuk dua të hyj në çdo hap të veçantë tani, nëse njëra ose tjetra pale duhet ta bëjë këtë hap ose një tjetër hap, ta zbatojnë këtë marrëveshje apo një marrëveshje tjetër, dua të them, gjithçka duhet të zbatohet, çfarë është rënë dakord. Nëse diçka tjetër duhet të pajtohet në rregull, por qëllimi përfundimtar është normalizimi me qëllim që të dyja palët të mirëpriten ndoshta në të njëjtën ditë në Bashkimin Evropian.

RTV21: Por Ambasador Kosova ka aplikuar për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian apo tashmë e ka paraqitur këtë aplikim. Është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka një afrim me Bashkimin Evropian, siç kanë shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, pasi aplikimi nuk është diskutuar ende nga shtetet  anëtare të BE-së. Kosovarët, Kosova, i kanë pritshmëritë e larta, por skepticizmi ndaj BE-së mund të rritet gjithashtu me mosveprim në lidhje me shqyrtimin?

Orav: Po, aplikimi i Kosovës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian ka ardhur në dhjetor 2022 dhe Komisioni Evropian është gati të shqyrtojë ose të fillojë të japë mendimin e tij në lidhje me mundësitë e anëtarësimit të Kosovës sapo 27 shtetet anëtare të bien dakord për ta dërguar në Komision. Pra, ajo që është e rëndësishme të përmendet në këtë fazë është se politika e zgjerimit të BE-së është kthyer. Ne e themi këtë si një lloj slogani se politika e zgjerimit të BE-së ka qenë politika më e suksesshme, dhe kjo është e vërtetë. Por disa kohë para vitit 2022 ka pasur një periudhë kur, të themi ndoshta nuk është marrë aq seriozishtnga të dyja palët, por tani ka rikthyer. Kur BE flet për zgjerimin, ne jemi shumë seriozë. Ne, dua të them, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata e dinë shumë mire sepse para se të vija këtu në shtatorin e kaluar kam punuar në Bruksel nga ana tjetër e rrugës, dua të them, duke përfaqësuar një shtet anëtar në Këshill. Kështu që të gjithë flasin seriozisht për zgjerimin dhe kjo është shumë konfuzuese dhe e çuditshm dhe dhe një mjedis gjeopolitik i paqartë. Ne kemi nevojë për të gjithë ata që janë  potencialisht me ne. Dhe sigurisht, të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, ata janë në Europë, ata janë potencialisht anëtarë të Bashkimit Europian dhe shpresojmë shumë të lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu që shpresoj shumë që kjo çështjeqë sapo përmendët do të përmbyllet.

RTV21: Ju po dërgoni optimizëm tek kosovarët, që ata duhet të jenë optimistë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Orav: Mendoj në të njëjtën mënyrë, siç e përmenda, ata që po punojnë në procesin e zgjerimit, nëse ata besojnë se nuk mund të bëhet asgjë, atëherë nuk do të ndodhi asgjë. Dhe nëse popullsia e Kosovës beson se nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë nuk do të ndodhi asgjë. Dhe është e rëndësishme që qeveria, edhe ajo që do të vijë, të jetë e gatshme për momentin që nëse procesi fillon të lëvizë, le të themi treni po lëviz, atëherë treni nuk do të largohet pa Kosovën. Këtu është shumë e rëndësishme të përmendim edhe një numër, sepse tani pas zgjedhjeve, po takohem gjithashtu me politikanë dhe po flas me shumë njerëz dhe pastaj numra të ndryshëm janë përdorur. Përqindje të ndryshme: 42, 17.Numri më i rëndësishëm për ne është 92.  Nëntëdhjetë e dy për qind e popullsisë së Kosovës mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prandaj ata presin të bëhen anëtarë. Kështu që kjo është pyetja për ju. Gjithashtu, nuk ka pesimistë, ndoshta ato 8% pesimistë ose  për çfarëdo arsye, ata nuk janë mbështetës. Por 92  janë optimistë  dhe ata duan të bashkohen, çka i vë shumë përgjegjësi anës tone dhe shumë përgjegjësi në këtë për qeverinë e ardhshme për të përmbushur pritshmëritë e atyre njerëzve. Por ato 92% po presin që shtetet anëtare të BE-së të shohin, të diskutojnë, të hapin rrugën për Kosovën në thelb për vet aplikimin e Kosovës  për anëtarësim.

RTV21: Thoni se do të ndodhë kur 27 shtete të bien dakord mes tyre?

Orav: Po!

RTV21: Dhe është një proces i gjatë, Ambasador?

Orav: Nuk e di nëse është i gjatë apo jo, sepse gjërat po ndodhin tani shumë shpejt. Domethënë, tani, pas intervistës, do të hap telefonin tim përsëri për të pare dhe çfarë lloj bote po jetojmë sot që gjërat mund të ndodhin shumë shpejt dhe shpresoj shumë që qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri e qëndrueshme dhe që do të kemi një partneritet dhe bashkëpunim shumë të ngushtë. Kështu që ka shumë që qeveria mund të bëjë për të bindur partnere dhe të na besojnë se duhet të lëvizim përpara.

RTV21: Ambasador, lidhur me të ardhmen e Europiane të Kosovës një proces zgjedhor ka kaluar në Kosovë. Keni, takuar liderët politikë nga të gjithë spektri këtu në Kosovë pas përfundimit tëkëtij procesi, thoni se keni diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve dhe ju citoj: “Kam vërejtur se shumica e madhe e popullit të Kosovës dëshiron të bashkohet me Bashkimin Europian. Qeveria e re duhet të ndjekë aktivisht reformat që të ndodhë kjo. Cilat reforma keni kërkuar konkretisht nga liderët e Kosovës?

Orav: Bashkimi Evropian, pra zyra jonë këtu, përgatitt çdo vit një raport vjetor. Dhe ideja e këtij raporti është për të rregulluar gjithçka çfarë duhet ende të bëhet. Në një botë ideale ky raport duhet të bëhet më i hollë çdo vit në mënyrë që përfundimisht do të ketë vetëm disa fjalë dhe porosia për qeverinë është pikërisht, këto gjëra ende duhet të bëhen dhe atëherë do të jeni aty. Do të thotë, ne nuk jetojmë në një botë ideale. Po ashtu po themi shumë gjëra të tjera, shtyjmë institucione të ndryshme dhe kështu me radhë. Por çka është e rëndësishme  në këtë raport vjetor së pari, kur jemi duke e përgatitur, punojmë si një rëntgen. Ne duhet të dimë gjithçka që po ndodh në këtë shoqëri.Dhe atëherë përshkruajmë situatën dhe gjejmë ende mangësitë  çfarë duhet të bëhet. Dhe pastaj ka rekomandime, çfarë duhet të bëhet. Eshtë një dokumenti perfekt për qeverinë e re nëse ata janë duke  u përgatitur për marrëveshjen e koalicionit ose programin e qeverisë për ta marrë atë si një bazë dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian. Dhe për të folur për reformat, do të thotë, ka shumë gjëra, sundimi i ligjit, gjithmonë i rëndësishëm  në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,  të drejtat e njeriut, reforma ekonomike,  reforma mjedisore. Pra, ka një gamë të plotë çështjesh që duhet të bëhen.

RTV21: Përtej kësaj dialogu?

Orav: Dhe natyrisht, përtej kësaj,  procesi i normalizimit. Pra, të gjitha këto gjëra duhet të bëhen. Dhe përsëri do të thotë, BE është motivuesi, Sepse pa motivimin e BE-së për shumë vende që janë bashkuar më pare thanë se, e dini,  ne nuk kemi nevojë për këtë reformë, kujt i bën përshtypje kjo është politikisht shumë e shtrenjtë nëse do të bëjmë diçka të tillë. Le të themi për mjedisin vendosja e disa, filtrave dhe pastruesve për fabrikat janë gjëra të shtrenjta dhe do të kenë më pak konkurrencë për këtë. Prandaj asnjë politikan nuk do ta bëjë atë  vullnetarisht. Kjo është shtytje nga Bashkimi Evropian dhe shpresa  për të hyrë në Bashkimin Evropian një  ditë është diçka që ndihmon shumë politikanët të bëjnë ato gjëra  që bëjnë botën tonë më të mirë. Po ashtu, kur vendet bashkohen me  Bashkimin Evropian, ata mund të fillojnë të punojnë si  një shtet i plotë anëtar që ata duan.

RTV21: Dhe ka një lloj përplasjeje  ndërmjet forcave politike këtu në Kosovë për formimin e qeverisë.A mund të ngadalësojë kërkesën tuaj  një qeveri e pakicës që mund të formohet, për reformat?A mund të ketë problem me rrugën e integrimit?

Orav: Do të thotë, ne jemi vizitorë në vendin tuaj dhe nuk do të themi kush duhet të jetë në qeveri. Por ajo çfarë shpresoj shumë është që do të ketë një qeveri sa më shpejt kur të jenë plotësuar të gjitha procedurat, sa i përket  numërimi i votave dhe të gjitha ankimet dhe kështu me radhë. Dhe shpresoj shumë që kjo qeveri do të jetë një qeveri stabile me të cilën mund të bashkëpunojmë, duke mos kaluar menjëherë në fushatën e re zgjedhore,  kjo mund ta pengojë pak reformat dhe entuziazmin.

RTV21: Çfarë do të thotë qeveri stabile për ju?

Orav: Qeveria stabile do të thotë që nëse premtojnë diçka, atëherë e realizojnë dhe gjithashtu se mund të premtojnë

RTV21: Në rregull. Ka shumë shqetësime pas ngjarjeve të Banjskës, Ambasadori Orav. Kosova mbeti nën masat e BE-së, por përgjegjësia direkte nuk u kërkua nga Serbia. Pse nuk ka veprime, veprime të BE-së për Banjskën dhe gjithashtu për raste të tjera si për shembull, rasti i Ibër Lepencit?

Orav: Pra, gjatëdy viteve, dy vite, po, kanë ndodhur, mendoj se tre akte serioze. I pari ishte në maj 2023. I dyti, rasti i Banjskës dhe tani, natyrisht, ky sulm terrorist kundër kanalit të ujit. Pra, çfarë ka bërë BE, ne kemi shprehur solidaritetin tonë me Kosovën.Por gjithashtu, qëndrimi ynë është shumë i qartë dhe kjo është thënë publikisht shumë herë, se të gjithë autorët e këtij rasti të Banjskës duhet të përballen me drejtësinë. Dhe ne kemi kërkuar gjithashtu që Serbia të bashkëpunojë në lidhje me këtë rast.

RTV21: Kur do të hiqen masat e BE-së?

Orav: Diskutimi është në vazhdim.

RTV21: Janë dy vjet që diskutimet janë duke u zhvilluar?

Orav: Ky diskutim është në vazhdim. Kur masat u futën u kërkua që të ndodhte de-eskalimi dhe mund t’ju sigurojqë diskutimi është në vazhdim.Por për t’i hequr ato masa, do të thotë që të gjithë 27 shtetet duhet të bien dakord. Pra, kur Peter Sorensen ishte këtu, kjo çështje gjithashtu u ngrit nga të gjitha partitë politike. komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe ai do ta sjellë këtë mesazh në Bruksel.

RTV21: Pse nuk hiqen masat në kohën kur po kërkoni nga Kosova dhe Serbia të ulen? Pse të mos jepni një shenjë pozitive për palët, sidomos për Kosovën, që diçka duhet të bëhet për të ecur përpara? Çfarë ka penguar heqjen e masave për Kosovën deri tani?

Orav: Siç kam thënë, na duhet konsensusi. Të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord dhe shpresojmë që kjo qeveri, e cila do të formohet shpejt, do të na ndihmojë të bindim shtetet anëtare për të hequr ato masa.

RTV21: A ka bërë diçka gabim Kosova?Shumë gabim që masat ende nuk janë hequr? Cila ka qenë gabimi i Kosovës pas rastit Banjska që nuk ka kontribuar në heqjen e masave?

Orav: Tani, arsyeja pse masat u vendosën pothuajse dy vjet më parë ishte e ndryshme. Ishte eskalimi në veri. Dhe siç kam thënë, në këtë procedure për të hequr masat, na duhet konsensusi. Pra, të gjithë 27 shtetet anëtare.

RTV21: Ambasador, po flasim për Veriun dhe Kosovën. BE dhe shtetet e tjera kanë kërkuar nga Kosova koordinim. Por qeveria në Prishtinëthotë se po merr masa bazuar në atë që është rënë dakord dhe në të drejtën e saj për të zgjeruar sovranitetin në çdo pjesë të Kosovës. Për më tepër, sipas Qeverisë së Kosovës, beteja po bëhet për të vendosur sundimin e ligjit A nuk ishte BE-ja shumë e ashpër ndaj Kosovës, sidomos kur bëhet fjalë për pjesën veriore të Kosovës.

Orav: Në lidhje me institucionet e drejtuara nga Serbia në Kosovë, qëndrimi i BE-së është mjaft i qartë se kjo duhet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Dhe siç është thënë se qeveria veproi në një mënyrë tjetër. Ky është problemi.

RTV21: Pra, qeveria nuk e dëgjoi porositë e Bashkimit Evropian? Po ose jo?

Orav: Jo!

Do të thotë, siç e parasheh marrëveshja e lehtësuar nga BE kjo duhet të zgjidhet përmes dialogut. Pastaj ka një problem.

RTV21: Ambasador Orav, faleminderit shumë që ishit me mua sot.

Orav: Faleminderit shumë për këtë mundësi për të ardhur në studion tuaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit