10.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

AIP gjobit me 3 mijë euro Ministrinë e Industrisë për moslejim të qasjes në dokumente publike

- Advertisement -

Për shkak të kufizimit të qasjes në dokumente publike, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, vendimi, i marrë më 17 mars, ka vendosur një gjobë në vlerën prej 3 mijë euro për shkeljen e ligjit për qasje në dokumente publike.

Vendimi ka ardhur pas një ankese të parashtruar nga laboratori Sierra Lab Sh.p.k. kundër Ministrisë, për kufizimin e qasjes në dokumentet publike.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është detyruar të paguajë shumën e caktuar brenda 30 ditësh në llogarinë e autoritetit kompetent.

Në rast se Ministria nuk paguan brenda afatit të caktuar, vendimi do të kthehet në titull ekzekutiv dhe do të ekzekutohet nga përmbaruesi privat.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit