14.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Aida Doçi bëhet nënë për herë të dytë

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë që e ka pagëzuar me emrin – Mjalta.

Ndërkohë vajza e tyre e parë e ka emrin Aina, e cila ka lindur në vitin 2023.

Njoftimin e ka bërë për ndjekësit me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Postimi i plotë i Aidës (pa ndërhyrje):

“Mirë se erdhe në jetë, Mjaltë e ëmbël!

Qofsh bekim i pashtershëm për prindërit

Rritu me dashuri, me ëndrra të mëdha dhe me hapa të lehtë si puhiza e pranverës.

Emri yt, Mjaltë, le të jetë gjithmonë simbol i ëmbëlsisë që do ta përhapësh kudo ku shkel.

Zoti të ruajt dhe të bekoj, o shpirt i vogël dhe i shenjtë”.

Të ngjashme

Të fundit