“Ai qullashi i Kurtit”, Mustafa flet pasi asistentit i Kurtit u tall me të

- Advertisement -

Arianit Beqiri asistent i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke bashkuar dy fotografi ku duket edhe ajo e Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.

Ndaj kësaj ka reaguar Isa Mustafa, ai në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se është mirë me shëndet, ndërsa e quajti Beqirin “qullash”.

Unë jam mirë me shëndet. LDK është shumë mirë. Edhe ai qullash i Albin Kurtit uroj të jetë mirë!”, tha Mustafa për Insajderin.

Postimi i Beqirit u kritikua ashpër nga ndjekësit e tij.

Arianit Beqiri u emërua dje edhe aksionar i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

https://twitter.com/ArianitBeqiri/status/1666791246973599744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666791246973599744%7Ctwgr%5E2fd1ca6b21c637444ca95181b2e8b6102aea216c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fai-qullashi-i-kurtit-mustafa-flet-per-insajderin-pasi-asistentit-i-kurtit-u-tall-me-te%2F

Të ngjashme

Të fundit