19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

“Ai qau për orë të tëra” – Ancelotti bën shaka kur pyetet për mungesën e Vinicius në listën e të nominuar për “FIFA The Best”

- Advertisement -

Carlo Ancelotti ka bërë shaka duke thënë se Vinicius Jr ka qarë për tri deri në katër pasi nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të nominuar për çmimin ‘FIFA The Best’.

“Vinicius ishte duke qarë në dhomën e zhveshjes. Unë e pyeta atë se çfarë është duke ndodhur, dhe ai më tha:’Ata nuk më kanë bërë mua pjesë të listës’. Ai qau për tri ose katër orë dhe ne nuk ishim në gjendje ta ndalnim”, ka thënë italiani me shaka.

Kur u pyet rreth gjendjes së tij tekniku Italian tha: “Rikuperimi është duke shkuar shumë mirë. Ai e ka ngritur intensitetin e stërvitjes dhe javën e ardhshme gradualisht ai do të fillojë stërvitjet me pjesën tjetër të grupit”.

“Unë mendoj se ai do të rikuperohet më shpejtë se sa që mjekët e kanë parashikuar”, ka thënë Ancelotti në intervistën para ndeshjes me Real Sociedad.

Real Madridi do të rikthehet në aksion këtë vikend në La Liga ku do presë në “Santiago Bernabeu” ekipin e Real Sociedadit./Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit