0.6 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

“Ai ka gjithçka për të shkuar në Kupën e Botës” – sezoni i dytë më i mirë në karrierë i Marco Asensios i hap derën e Kombëtares së Spanjës

- Advertisement -

Marco Asensio po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij me Fenerbahçen. Sulmuesi spanjoll ka qenë i përfshirë në 19 gola deri tani, me 11 realizime dhe 8 asistime.

Vendimi për t’u larguar nga Paris Saint-Germain dhe për të nisur një kapitull të ri në Turqi kishte një synim të qartë: rikthimin në Kombëtaren e Spanjës dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

“Shpresoj që De la Fuente të shikojë Turqinë. Kombëtarja është një objektiv i qartë për mua”, kishte deklaruar Asensio në një intervistë për MARCA-n.

Statistika dhe paraqitje që flasin vetë

Përpjekjet e Asensios po japin fryte. Ai fitoi Superkupën e Turqisë ndaj Galatasarayt (2-0), ku kontribuoi me asist, ndërsa në kampionat vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Fenerbahçes.

Në fitoren 3-1 ndaj Gençlerbirligit, ai asistoi me një pasim spektakolar me takë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer.

Në 28 ndeshje këtë sezon, Asensio ka regjistruar 11 gola dhe 8 asistime, shifra që e afrojnë me sezonin e tij më produktiv, atë të vitit 2022/23 me Real Madridin. Në Superligën e Turqisë, vetëm një lojtar ka qenë i përfshirë në më shumë gola se ai.

Mbështetje e fortë nga klubi dhe trajneri

Forma e spanjollit ka mbajtur Fenerbahçen në garë për titull, vetëm tri pikë pas Galatasarayt. Asensio ka shënuar ose asistuar në shtatë ndeshje radhazi si mysafir, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës.

Trajneri i Fenerbahçes, Domenico Tedesco, e ka vlerësuar lart kontributin e tij, duke i dërguar mesazh edhe Spanjës.

“Asensio është një lojtar i nivelit të lartë. Ai ka të gjitha cilësitë për të luajtur në Kupën e Botës”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit