Avokati Besnik Berisha tha se “akoma nuk dihet “kush e ka sulmuar të ndjerin dhe kush ia ka shkaktuar ato gjakderdhjet që besoj që kanë me dalë”, për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.
Ai tha se ka dyshime që Agon Zejnullahun e ka rrahë dikush, që nuk dihet se kush.
“Ka dyshime goxha mirë të bazuara se tani të ndjerin e kanë rrahur para se të shihet duke qarkulluar në rrugë në atë mënyrë. Një grup thonë po punohet në atë drejtim, e kanë rrah të tjerët….”, tha Berisha në Frontal, transmeton Express.
“Prokurori i çështjes kur ka ardhë në prokurori me dëshmu, rrjedhimisht në IPK kur ka deklaru prokurori e ka vërejt vetullën e çarë. Ndërkohë që deri në atë moment si e mbulojnë kamerat nuk shihet që ai e godet asfaltin me vetull”, shtoi Berisha.