14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

“Ai ishte flamuri më i bukur në botë”, krejt çka ndodhi mes Shqipërisë dhe Serbisë 11 vjet më parë

- Advertisement -

Emisioni “Weekend” në Klan Kosova ka sjell një video që tregon detaje nga ndeshja e vitit 2014 mes Shqipërisë e Serbisë në Beograd.

“Ai ishte flamuri më i bukur në botë”, kjo është fjalia që tha Dritan Shakohoxha më 14 tetor 2014 kur futbolli ndaloi frymën dhe historia u shkrua në qiellin e Beogradit. Në stadiumin e Partizanit, ku mungonin tifozët shqiptarë, tensioni politik dhe sportiv shpërtheu në spektaklin më të papritur të shekullit. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare kur Shqipëria luante në Beograd që prej vitit 1967.

Në atë ndeshje u valëvit droni me flamurin e Shqipërisë etnike, me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, me mbishkrimin “autoktonus”, i ngritur nga Ismail Morina, i njohur me nofkën “Ballisti”. Nga ai moment, loja u kthye në betejë. Mbrojtësi serb, Stefan Mitrovic rrëmbeu flamurin, në atë moment, lojtari shqiptar, Bekim Balaj e merrë atë.

Konflikti pastaj kaloi, kur të gjithë hyn në fushë. Pas një ndërprerje rreth 30-40 minutash, ndeshja u ndalua përfundimisht me rezultat 0-0, për t’u vendosur pastaj 3-0 në të mirë të nikoqirëve. Por, në korrik të vitit 2015, Gjykata e Arbitrazhit vendosi që pikët t’i rikthehen Shqipërisë. 10 vite më vonë, Shqipëria e Serbia u takuan përsëri në Tiranë, që përfundoi me rezultat 0-0.

Kombëtarja Shqiptare sot do të përballet kundër Serbisë në Leskoc, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Sfida e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, për nga pesha në renditje konsiderohet si një “finale” për vendin e dytë, pozicion që siguron një biletë për në fazën play-off të Botërorit. Shqipëria ndodhet aktualisht në vend të dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia, e cila ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur”, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit