17.1 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

“Ai është një fenomen”, ylli i Arsenalit i kërkon klubit ta transferojnë Rodrygon

- Advertisement -

Gabriel Magalhaes i ka kërkuar Arsenalit që ta transferojnë bashkëvendasin e tij Rodrygon, me yllin e Real Madridit që po konsiderohet si ‘fenomen’. 

Reprezentuesi brazilian Rodrygo po përballet me pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij në ‘Santiago Bernabeu’ për shkak të konkurrencës së ashpër për një pozitë në formacionin titullar. 

Ai thuhet se nuk ndihet i lumtur për faktin se ka mbetur nën hije ndaj emrave si Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior. 

Një transferim në Ligën Premier për 24-vjeçarin ishte diçka që ishte përmendur mjaft shumë kohëve të fundit, me Manchester United dhe Chelsea që më parë kishin mbajtur një interesim për të. 

Ai tani është lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Emirates Stadium’. 

Arsenali është në treg për të përforcuar vijën e sulmit, me një sulmues qendror që po konsiderohet si prioriteti i tyre kryesor. 

“Nuk e di por do të doja, natyrisht. Ai është një fenomen. Këtë ua kam thënë njerëzve tashmë, ai është një fenomen. Nëse do të varej nga unë natyrisht”, ka thënë Gabriel kur u pyet për transferimin e mundshëm të Rodrygos tek Arsenali. 

Një pjesë e problemit për Arsenalit mund të jetë fakti që ata tashmë kanë Bukayo Sakan që operon në krahun e djathtë të sulmit. 

Sulmuesi tjetër brazilian Gabriel Martinelli shpeshherë aktivizohet në krahun e kundërt dhe kjo do të linte pak hapësirë për Rodrygon./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit