12.2 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Ahmeti: Zgjedhjet u shoqëruan me inxhiniering elektoral, por ne fituam votën e shumicës – votën e popullit

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si u zhvillua procesi zgjedhor.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesin.

Ai theksoi se këto praktika janë të papranueshme për një shoqëri demokratike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor:

Megjithatë, lideri i BDI-së theksoi se partia e tij ka fituar “votën e shumicës – votën e popullit”, duke e interpretuar këtë si një mbështetje për vizionin dhe drejtimin që BDI ka ofruar për të ardhmen e vendit.

“Për fat të keq, këto zgjedhje u shoqëruan me shfrytëzim të resurseve shtetërore, me inxhiniering elektoral të orkestruar në mënyrë sistematike, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesin. Këto praktika të pandershme nuk i përkasin një shoqërie demokratike dhe dëmtojnë vetë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Megjithatë, ne kemi fituar votën e shumicës – votën e popullit.”

Në fund, Ahmeti e pranoi se humbja e disa pozicioneve në nivel lokal duhet të shërbejë si sinjal për forcim të strukturave partiake dhe përmirësim të qasjes ndaj qytetarëve:

“Humbja e disa pozicioneve në nivel të kryetarëve të komunave është një thirrje për të forcuar strukturat, për t’u ofruar më shumë me njerëzit dhe për të përmirësuar mënyrën si menaxhojmë politikat lokale,” deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit