Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se tashmë është plotësuar edhe kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës, e që ishte zbatimi i aktgjykimit të Kushtetueses mbi pronat afër manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media së bashku me ministren Artane Rizvanolli, Ahmeti ka thënë se zbatimi i këtij aktvendimi ka qenë kushti i vetëm.
“Nga janari e tutje ka mbet vetëm edhe një kusht, që që është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me manastirin e Deçanit”, u shpreh Ahmeti.