10.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Ahmeti vizitoi edhe Skenderajn, takon Sami Lushtakun

Ali Ahmeti ka vizituar sot Drenicën. Fillimisht ka qenë në Komunën e Drenasit dhe më pas në atë të Skenderajt.

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë vizitës në këto dy komuna ka takuar kryetarët e dy qyteteve: Në Drenas Ramiz Lladrovcin dhe në Skenderaj Sami Lushtakun.

Kur njoftoi për takimin, Lladrovci tha, ndër të tjera, se Ahmeti e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale.

“Përgëzimet për fitoren në zgjedhjet lokale nga  vëllai im, Ali Ahmeti, janë vlerë e shtuar. Sfidat gjatë dekadave në rrugën tonë të përbashkët na kanë forcuar. Të bashkuar, të fituar. Faleminderit, vëlla Ali!”, shkroi ai në Facebook.

Ndërsa, Lushtaku, përveç se tregoi se është uruar për fitoren në zgjedhje, theksoi se e vlerëson angazhimin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim në shërbim të shqiptarëve.

“Faleminderit për vizitën e veçantë me urime të përzemërta për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. E vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin e Ahmetit në shërbim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoninë Veriore por në të gjitha shtetet e trojet tona”, potencoi ai.

Foto e publikuar nga Sami Lushtaku.

Lladrovci dhe Lushtaku që një kohë kanë prishur marrëdhëniet e tyre, derisa kanë bërë akuza e kundër akuza ndaj njëri tjetrit

Të ngjashme

Të fundit