Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Arbër Ahmeti ka reaguar pas deklaratës qesharake të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se Kosova po ndërton, e Franca nuk ka fabrikë municioni.
Ahmeti në një shkrim në Facebook, ka thënë se ministri duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, para se të thotë “deklarata qesharake”.
Ai ka theksuar se Franca është fuqia e katërt nukleare në botë.
“Me gjithe respektin, Ministri i Mbrojtjes te bej detyrat e shtepise para se te bej keso deklarata qesharake ne forume nderkombetare. Franca eshte fuqia e katert nukleare ne bote, dhe eksportuesi i dyte me i madh i armatimit ne bote duke zene vend menjehere pas SHBA. Perveç kesaj, industria ushtarake Europiane po peson ndryshime drastike qe prej luftes ne Ukraine, dhe BE ka disa programe qe mbeshtesin ngritjen e kapaciteteve duke perfshire edhe program te vecante per prodhimin e municionit. Veshtire qe fabrika e parealizuar e municioneve me teknologji turke te konkuroj e ta vej ne veshtiresi industrine ushtarake Franceze” – ka shkruar Ahmeti.