25.7 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Ahmeti: Tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i telefonit, faktorë të aksidenteve në komunikacion

- Advertisement -

Rreth aksidenteve me fatalitet, Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se gjendja sa i përket aspektit të sigurisë në komunikacion ka qenë alarmante që prej pasluftës.

Ai shton se edhe mosmbajtja e distancës dhe përdorimi i telefonit është faktor që i paraprijnë aksidenteve në komunikacion.

Ahmeti tutje bëri të ditur se tejkalimi i shpejtësisë është faktori determinues sa i përket aksidenteve, duke e përmendur këtu edhe temperamentin.

“Ka shumë faktor që ndikojnë në aksidente, një prej tyre është faktori njeri që ndikon me 85 përqind”, tha Ahmeti.

Nga përvoja e tij tha se çdo i dyti përdor telefonin celular duke shkruar mesazhe.

Eksperti  e përmendi edhe futjen e një lënde për sigurinë në komunikacionit në shkollat e Kosovës.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Të ngjashme

Të fundit