0.6 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Ahmeti takon Escobarin: Diskutuam për rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se me Escobarin kanë diskutuar mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit