Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me raportet e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se po i thotë diçka tjetër ShBA-së dhe diçka tjetër po vepron.
“Jo dinari, por zënia në befasi e ka mbushë kupën. Absoulitsht, nuk është ky reagim për dinarin. Reagimi është me hapa të njëpasnjëshëm që e befasojnë shtetin që po mundohet me të mbrojtë në çdo hap, s’po them me i dëgju gjithmonë, por me i befasu është problem”, tha ai.
Ahmeti tutje tha se Kosova duhet të “luajë” sipas rregullave që i cakton ShBA-ja.
“Kemi ndërvarësi, asnjë shtet nuk është bash sovran, çdo shtet që ka hy në NATO e ka dhënë një pjesë të sovranitetit. Nëse don me lu në ekipin e futbollit ku Amerika është trejner, duhet me lu në pozitën ku të thotë”, tha ai.