Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mbrëmë ka qëndruar në Tetovë ku është pritur në takim nga një numër i madh i qytetarëve.
Nga Tetova, Ahmeti ka thënë se “respektimi i të drejtave tona kombëtare dhe barazia ndëretnike janë vlera, shtylla e stabilitetit dhe e ardhmja e këtij shteti”.
“Maqedonia e Veriut nuk do të shkojë askund dhe shqiptarët nuk do ta marrin ta çojnë diku tjetër, sepse janë shtetformues në këtë vend, me gjuhë shqipe e flamur kombëtar. Respektimi i të drejtave tona kombëtare dhe barazia ndëretnike janë vlera, shtylla e stabilitetit dhe e ardhmja e këtij shteti. Tetova ka dëshmuar edhe në të kaluarën, sikurse sonte, se janë të vendosur kur bëhet fjalë për të mbrojtur legjitimitetin dhe barazinë, integrimin evropian dhe dinjitetin kombëtar”, ka thënë Ahmeti.