4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Ahmeti reagon ndaj Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut është zyrtare dhe do ta mbrojmë këtë

- Advertisement -

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët.

Ahmeti sonte në Butel, në mbledhjen me qytetarë të organizuar nga dega e BDI-së, tha “se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe me tërë qenien tonë do ta mbrojmë këtë”.

Lideri Ahmeti theksoi se Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve e është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së që vazhduan idealin e tyre në BDI, “andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë themelet e Marrëveshkes së Ohrit nuk tolerojmë të preken”.

“Gjithashtu, ai siguroi se me gjjthë kapacitetin e tij do të bëj çmos të ndal këtë turpërim që janë duke e toleruar të ndodhë shkelësit e legjitimitetit shqiptar në Qeveri”, citohet në komunikatë Ahmeti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në Prishtinë gjatë konferencë së përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut duhet të marrë vendim të drejtë për Ligjin për gjuhët “ku s’ka diskriminim dhe as përjashtime për shqiptarët”. Mirëpo, sipas tij, në Maqedoni të Veriut “s’mund të thuhet se gjuha shqipe ka qenë gjuhë zyrtare dhe se tash po rrezikohet”. Ai tha se “tri dispozitat e ligjit që janë kontestuar në Kushtetuese s’janë zbatuar në të kaluarën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit