21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Ahmeti: Qytetarët s’e dinë çfarë synimesh ka kjo qeveri

- Advertisement -

Diplomati i karrierës, Amir Ahmeti, ka folur për marrëdhëniet që Kosova ka me aleatët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s, duke thënë se bashkëpunimi me shtete nuk nënkupton nënshtrim.

Ahmeti tha se qeveria në detyrë duhet dalluar kur është bashkëpunimi për interes të shtetit dhe kur është tekja individuale e dikujt.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk e dinë se çfarë synimesh ka kjo qeveri. Qeveria në detyrë prej 4 viteve, tash gati 5, e kemi të njëjtin kryeministër dhe të njëjtën qeveri, s’kemi kurrfarë rezultati pozitiv, s’kemi zhvillim ekonomik”.

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës, por Gjermania është partneri kryesor ekonomik i Serbisë. Nuk duhet ta fajësojmë Gjermaninë pse s’po investon në Kosovë e po investon në Serbi, por Serbia arriti t’i bind këto shtete që të jenë aleate të saj. Shtetet kryesore të partneritetit ekonomik të Serbisë janë vendet anëtare të NATO-s”, tha Ahmeti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se defekti është tek Kosova dhe jo tek shtetet e tjera të cilat nuk po investojnë në Kosovë, ashtu siç po bëjnë në Serbi.

“Defekti është tek ne, jo tek shtetet e tjera. Jam dakord për të mos qenë servil, por jo për të mos punuar në drejtim të zhvillimit të shtetit dhe gjithherë fajin për ta lënë tek të tjerët”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit