35.1 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Ahmeti: Qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën, institucionet t’i sqarojnë rrethanat e rastit

- Advertisement -

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut, e cila erdhi pas arrestimit nga pesë zyrtarë policorë të cilët po dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesua”.

“Më lejoni edhe një herë të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Zejnullahu, shokët dhe miqtë e të ndjerit Agon Zejnullahu. Humbja e një të riu është një dhimbje e madhe për çdo familje dhe për gjithë shoqërinë tonë”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka kërkuar nga institucionet që të sqarojnë rrethanat e këtij rasti sa më parë dhe në mënyrë të plotë.

“Ndërkohë që ende nuk kemi një version zyrtar nga organet kompetente, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të sqarojnë rrethanat e këtij rasti sa më parë dhe në mënyrë të plotë. Mbi të gjitha, siguria dhe jeta e qytetarëve duhet të jenë prioritet i institucioneve tona, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.

 

 

Reagimi:

Të ngjashme

Të fundit