-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ahmeti: Presidenca e dytë sfidë për Trump, por jo si herën e parë

- Advertisement -

Studiues i zgjedhjeve në SHBA, Amir Ahmeti ka thënë se presidenca e dytë e Donald Trump do të jetë një sfidë për të, por jo si ajo e para.

Kjo pasi sipas tij, rikthimi i Trump në politike e ka fuqizuar atë më tepër dhe ndikimi i tij në arenën ndërkombëtare do të jetë më i madhe.

“Presidenca e dytë e Trump do të jetë një sfidë për të, por nuk do të jetë sikurse në herën e parë. Dmth ai erdhi nga biznesi dhe u futë në politikë dhe pas një periudhë shumë të shkurt tha se po më mungon jeta e biznesit sepse e pa që sfida politike nuk është aq e lehtë… Por rikthimi në politikë këtë e ka fuqizuar edhe më shumë aq më tepër kur edhe Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të dyja po dominohen nga republikanët. Nëse Trump ka pasur një presidencë të fuqishme në arenën ndërkombëtare, tani do të jetë edhe më i fuqishëm, kryesisht qysh ka premtuar në dy mandatet për paqen në botë,kthimin e ushtarëve amerikanë në shtëpi dhe ndërprerjen e luftërave nëpër botë”, ka deklaruar Ahmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trumpi e ka shpallur fitoren dhe ka paralajmëruar lidership të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump ka qenë president i SHBA-së nga viti 2017 deri më 2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit