2.5 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Ahmeti: Politika në Kosovë është shndërruar në betejë të spin-doktorëve

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar lidhur me mënyrën se si po zhvillohet diskursi politik në Kosovë, duke thënë se politika është kthyer në një betejë të spin-doktorëve, të cilët, sipas tij, shtrembërojnë realitetin dhe analizën publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka shpjeguar se spin-doktorët janë këshilltarë apo specialistë të marrëdhënieve me publikun që përpiqen t’i paraqesin lajmet dhe ngjarjet në dritën më të favorshme ose jo të favorshme për klientët e tyre.

“Sot lajmin e njëjtë, për shembull ligjin për autorizimet në mbrojtje të ShBA-ve, mund ta lexoni në dy kënde krejt të ndryshme, varësisht se prej cilit spin e lexoni”, ka shkruar Ahmeti.

Ai thekson se, ndonëse spin-et janë të pashmangshme në politikë, dominimi i tyre po dëmton debatin publik.

“Përderisa spinet janë të pashmangshme, dominimi i tyre e shtrembëron analizën normale dhe diskursin normal publik. Ky polarizim i ka pasojat e veta”, shtoi Ahmeti

Të ngjashme

Të fundit