20.2 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Ahmeti për incidentin në Aeroportin e Shkupit: Mendoj se presidentja nuk u respektua mjaftueshëm

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti Ahmeti, ka thënë se përderisa pasaporta diplomatike lehtëson disa privilegje, ajo nuk i përjashton individët nga kontrollet rutinë të sigurisë.

Deklarata e Ahmetit ishte në kontekst të incidentit të sotëm në Aeroportin e Shkupit, ku, siç ka bërë të ditur Presidenca, situata u përshkallëzua kur sigurimi i aeroportit tentoi t’ia merrte telefonin personal Osmanit dhe t’i merrte edhe çantën. Madje, bëhet e ditur se në një moment sigurimi i Aeroportit ka tentuar ta shtyjë fizikisht Osmanin duke bërë që policia e Kosovës të ndërhynte dhe të siguronte kalimin e saj.

Sipas Ahmetit, incidenti mund të ketë qenë pasojë e qasjes dhe sjelljes duke shtuar se presidentja e vendit mund të mos jetë respektuar mjaftueshëm.

“Mbrojtja diplomatike të siguron mbrojtje p.sh mbrojtje nga arrestimi, mbrojtje nga kërkimi i xhepave, çantës. Unë mendoj që problemi ka qenë në qasje dhe në sjellje, mendoj që nuk e kanë respektuar mjaftueshëm presidenten”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit