-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Ahmeti, pas protestës: Edhe Shkupi e dha provimin kombëtar, u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët

- Advertisement -

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së sotme që është mbajtur në Shkup.

Ai ka bërë me dije se pas Tiranës dhe Prishtinës edhe Shkupi e ka dhënë provimin kombëtar, duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se djemtë e UÇK-së janë të pafajshëm, sepse lufta ka qenë e pastër.

“Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë. Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi! Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër! Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK! Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit