Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk e k komentuar futjen e bashkëpunëtorit të ngushtë të tij, Artan Grubit, në listën e zezë të SHBA-së.
Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë ku u nderua me ‘’Çelësin e Kryeqytetit’’, Ahmeti tha se nuk kanë folur për politikë por për familjen, për heronjtë si Fehmi Lladrovcin, Ali Ajetin e të tjerë.
‘’Unë jam në vendlindjen time të dytë, unë kam lindur në Zajaz, por jam rritur në Prishtinë’’, tha Ahmeti në një konferencë për media pasi u nderua me ‘’Çelësin e Kryeqytetit’’ nga Përparim Rama.