14.4 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Ahmeti: Në Prishtinë kam menduar gjithmonë se PDK-ja ka një tavan, por Ismaili i tejkaloi pritjet e mia

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar performancën e kandidatit të PDK-së, Uran Ismaili, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, duke thënë se i ka tejakaluar pritjet e tij “jashtëzakonisht shumë”.

Sipas Ahmetit, rezultati i Ismailit – rreth 28 mijë vota ose 27.77% – dëshmon një përparim të ndjeshëm krahasuar me zgjedhjet e kaluara, një rezultat i cili tha se ka kaluar edhe pritjet e tij.

“Uran Ismailin e penalizoi vetëm fakti që nuk e ka strukturën Partia Demokratike e Kosovës qysh e kanë këto të dyja. Në Prishtinë kam mendu gjithmonë që PDK-ja e ka një tavan të ndërtuar prej pasluftës, i lidhur me storie që janë përhap në qytet – jo këta të Drenicës, jo vendos Sami Lushtaku, jo ky, jo ai. Por unë mendoj që ai i ka tejkaluar pritjet e mia jashtëzakonisht shumë, nga 18 mijë në 28 mijë vota, por ndoshta ky është edhe limiti i PDK-së, jo i Uran Ismailit,” tha Ahmeti në “DPT me Fidanin” në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit