5.5 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Ahmeti: Në Garanë të Kërçovës u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i krenarisë tonë kombëtare

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se të premten në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut.

“Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka bërë të ditur se gjatë ditës, janë bërë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, “një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj”.

“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tone”, tha ndër të tjera ai.

Të ngjashme

Të fundit