4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Ahmeti: Me administraten e re amerikane, dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë

- Advertisement -

Shpend Ahmeti, ish Kryetari i Prishtinës dhe njëhës i politikës amerikane në FIVE në RTV Dukagjini ka komentuar nominimin dhe përbërjen e kabinetit qeverisës të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump.

Ahmeti ka thënë se sa i përket administratës së re amerikane, Ukraina do të determinoj rrjedhën politike.

Gjithashtu, përveç Ukrainës ai ka thënë se një determinante tjetër është edhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas Ahmetit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me administratën e re amerikane nuk do të ndalet.

“Absolutisht nuk shoh asnjë variantë. Në qoftëse shkojmë kah Asociacioni dhe jo ndryshimi i kufijëve unë mendoj se secili politikan që ju thotë qytetarëve që nuk do ta zbatoj Asociacionin, ose nuk do të jetë në pushtet ose po rren. Ky është obligim të cilin e kemi marrë. Dihet që në SHBA hyhet në listë Non Grata për moszbatimin e marrëveshjeve ndërkombtare të cilat amerika i përkrahë. Ka njerëz që kanë hy për shkak të Marrëveshjes së Dejtonit, ka njerëz që kanë hy për shkak të Marrëveshjes së Ohrit edhe do të ketë njerëz që do të hyjnë për shkak të Marrëveshjes së Ohrit tonë)mes Kosovës dhe Serbisë)”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse ndryshon çasja dhe shkohet në drejtim të ndryshimit të kufijëve, atëherë në atë temë do të merren të gjithë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit