6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ahmeti: Martin Berishaj të jap dorëheqje, kryeministri dhe presidentja mos ta mbrojnë verbërisht

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që ambasadori Martin Berishaj, të dorëhiqet pas raportimeve se është përfshirë në një skandal financiar.

Ahmeti përpos kësaj kërkoi nga kryeministri dhe presidentja që të mos e mbrojnë verbërisht.

Postimi i plotë:

Ahmeti gjithashtu ka kritikuar edhe opozitën, për lidhjen direkte që i kanë bërë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Sipas tij opozita do të fitonte më shumë pikë po të fokusohej në shkeljet ligjore në Kosovë nga Berishaj.

Reagimi i plotë:

Njolla në fanelën e bardhë shihet më shumë – kemi thënë shpesh në VV. “Prandaj duhet të jemi dhjetë herë më të kujdesshëm kur jemi në qeveri” dëgjohej shpesh në mbledhjet me numra romak në Këshillin e Përgjithshëm.Nuk e di se a ka dorëzuar Martin Berishaj 600 mijë euro në Slloveni. Por që është njollë – është – qoftë edhe për deklarim të rrejshëm të pasurisë.Krahasimi me qeveritë e kaluara është si fanela e bardhë me atë me ngjyrë. Që kjo mos të bëhej kaq e madhe z. Berishaj do të duhej të dorëhiqej. Edhe në qoftë se është i pafajshëm, që ti hap rrugë hetimeve.E presidentja e posaqërisht kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht, por vetëm të thirren në hetim e qartësim. Kështu edhe pastërtia do të ishte më e madhe.

Teoritë e opozitës për një skemë ndërkombëtare energjetike janë zgjatim i tepërt – stretching it to far thojnë anglisht.Edhe po të jetë z. Berishaj “sekser” i Hamoviqit e Fazliqit, vështirë se është skemë e organizuar nga Albini. Prandaj edhe qytetarët e posaqërisht votuesit e qeverisë çkyçen kur dëgjojnë teori të tilla nga Abelardi et co.Opozita do të fitonte shumë më shumë pikë po të fokusohej në shkeljet ligjore në Kosovë nga Z. Berishaj dhe me të drejtë në hetimin parlamentar për ngjarjet në energjetikë.

Në këtë moment edhe qeveria do të përfitonte shumë nga ky hetim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit