27.9 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit seriozisht e rrezikuar

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë ekskluzive në “Jehona Politike” në Klan Kosova ka thënë se Marrëveshja e Ohrit është seriozisht e rrezikuar.

Sipas Ahmetit, VMRO-ja është përgatitur që t’i vënë, siç e quajti ai, gozhda arkivoli kësaj marrëveshjeje, teksa përmendi se Gjykata Kushtetuese në vitin e kaluar mori iniciativë që të hiqet nga përdorimi Ligji i gjuhës shqipe.

“Marrëveshja e Ohrit është seriozisht e rrezikuar. Këta janë përgatitur t’i vënë gozhda të arkivolit. Gjykata Kushtetuese mori iniciativë në material të përgatitur 72 faqësh në dhjetor të vitit të kaluar që të hiqet Ligji i gjuhës shqipe nga përdorimi dhe të mbetet gjuha shqipe në nivel komunal, lokal dhe të flasim ne në shtëpi lirshëm”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Sipas Ahmetit, VMRO zgjodhi rrugën nacionaliste ku doli me platformën “Sërish Maqedonia e jotja”, që sipas tij, do të thotë që ta kthejnë sërish Maqedoninë e Veriut tek maqedonasit dhe të përjashtohen shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

“Doli me kërkesën që të hapet një plagë e mbyllur, sërish Tribunali i Hagës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke filluar që nga unë, shtabi i përgjithshëm dhe të tjerët. Mua nuk më ka frikësuar dhe nuk më frikëson”.

“Kjo ishte një goditje direkte e Marrëveshjes së Ohrit, kontratës për të cilën ne ishim dakorduar që shqiptarët të ngrihen në element shtet-formues”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit