21 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Ahmeti: Kurti ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, por s’u ndihmon më gjë VLEN-it

- Advertisement -

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se deputeti, Albin Kurti, ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesit të tij, Hysen Durmishit, në tubimet e koalicionit VLEN, që bashkëqeveris me VMRO-DPMNE-në.

“Nëse unë nuk shkoj në një vend dhe çoj përfaqësuesin tim aty, jam unë, nuk është tjetërkush. Albin Kurti ka qenë sepse ka qenë përfaqësuesi i tij”, tha Ahmeti për Klan Kosovën.

Ai shtoi se Kurti nuk u ndihmon më gjë VLEN-in dhe se nuk është në dijeni që ai të ketë më ndikim në zgjedhjet parlamentare në RMV. “Unë asnjëherë nuk kam ndërhy, as nuk jam përzi në zgjedhje në Kosovë, as në Shqipëri. Neve na duhet marrëdhënie të mira si shqiptarë”, përfundoi Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit