-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ahmeti kritikon Kurtin i cili tha se i bëri ofertë Vuçiqit: Nuk është gjuhë e një kryeministri

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për postimin e tij të fundit në Twitter lidhur me një ofertë që i ka bërë presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Asociacionin. Kurti tha se Vuçiq kishte refuzuar ofertën e tij “bujare” për vetëqeverisje për serbët në Kosovë.

Ahmeti shprehu kundërshtinë e tij ndaj nga Kurti, duke thënë se një kryeministër nuk duhet të ofrojë gjëra për vendin.

“Çka deshi të thotë ofertën time. Nuk është gjuhë e një kryeministri. Ti po ofron për vendin?… duhet të thoshte oferta jonë. Edhe pse as kjo nuk është në rregull”, ka deklaruar Ahmeti në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Më shumë rreth kësaj: Në postimin e tij, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se presidenti i Serbisë Vuçiq e kishte refuzuar një “propozim bujar” të tij për Asociacionin.

“Pasi refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri të nënshkruante Aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë kishte refuzuar ofertën time gjeneroze për vetëmenaxhimin e serbëve, në një asociacion që e kisha draftuar dhe propozuar. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, e dimë që nuk është doktor,” – ka thënë z. Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit