15.7 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Ahmeti: Koha është të përfshihen të gjithë në një qeveri

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai tha rezultati më i mirë nga zgjedhjet nacionale ka qenë për PDK-në, pasi tha se e ka pasur rritjen më të madhe.

“Kam thënë që VV-ja do të fitojë vota, jo sa ka fituar me 50%, nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndoshta rezultati më i mirë ka qenë për PDK-në, pasi ka rritjen më të madhe. VV-ja ka rënie, LDK-ja ka rritje por jo sa PDK-ja”.

“Tashmë e kemi një situatë, ku me pasë pjekuri politike, koha është të përfshihen të gjithë, afatshkurtre”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se për liderët opozitarë, posti i kryeministrit po është më i rëndësishëm sesa rrëzimi i kundërshtarit, në këtë rast kryeministrit Albin Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit