24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Ahmeti: Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat

- Advertisement -

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur shqetësimin për rritjen e kredive në banka dhe ndikimin e inflacionit në buxhetet familjare.

Sipas tij, gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rritur mbi 15%, ndërsa shpenzimet bazike të ekonomive familjare kanë shënuar një rritje prej rreth 17%.

“Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rrit mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 përqind. Kjo është rritje enorme dhe brengosëse. Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat.” ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në X.

Problemi përkeqësohet më tej me praktikat e qeverisë, thekson Ahmeti. Ai argumenton se qytetarët bëhen të varur me kredi, ndërsa shteti paraqitet si shpëtimtar me subvencione të cilat ai i quan “lëmosha”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit