Home Lajme Ahmeti i PSD-së: A ka dyshim dikush që kjo qeveri nuk është anti-UÇK?

Ahmeti i PSD-së: A ka dyshim dikush që kjo qeveri nuk është anti-UÇK?

0
Ahmeti i PSD-së: A ka dyshim dikush që kjo qeveri nuk është anti-UÇK?

Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka komentuar sërish përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka numëruar disa akuza nga zyrtarët e Qeverisë Kurti që kanë folur kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Tutje, ai thotë se kjo Qeveri është anti-UÇk-së.

“Albin Kurti: shko Hashim ne Hage.

Donika Gervalla: ka deponu dosje kunder krereve te UÇK-se.

Hekuran Murati: me mire te kishim luftuar me mercenare, sesa me ushtare te UÇK-se.

Mimoza Kusari: flet me Sllavko Simiq kunder veteraneve te UÇK-se.

Liburn Aliu: akuzon Hashim Thaçin per zhdukje te Behadin Allaqit”, ka shkruar Ahmeti.

“A ka dyshim dikush qe kjo qeveri nuk eshte anti UÇK?” – pyet ai.

Exit mobile version