Aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, ka komentuar sërish përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe.
Me anë të një postimi në Facebook, Ahmeti ka numëruar disa akuza nga zyrtarët e Qeverisë Kurti që kanë folur kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Tutje, ai thotë se kjo Qeveri është anti-UÇk-së.
“Albin Kurti: shko Hashim ne Hage.
Donika Gervalla: ka deponu dosje kunder krereve te UÇK-se.
Hekuran Murati: me mire te kishim luftuar me mercenare, sesa me ushtare te UÇK-se.
Mimoza Kusari: flet me Sllavko Simiq kunder veteraneve te UÇK-se.
Liburn Aliu: akuzon Hashim Thaçin per zhdukje te Behadin Allaqit”, ka shkruar Ahmeti.
“A ka dyshim dikush qe kjo qeveri nuk eshte anti UÇK?” – pyet ai.