28.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Në vend që ta përurojë ndonjë projekt, vjen çdo katër vjet vetëm për vota në Lipjan

- Advertisement -

Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se kandidatët për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti nga LDK-ja dhe Shukri Buja nga PDK-ja, “vec marrin dhe s’jepin”.

Këtë deklaratë e ka komentuar vetë Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për mandatin e ri.

Ai e konsideroi një populizëm tipik.

“Është populizëm tipik. Është tendencë me shmang vëmendjen e qytetarëve nga problemet aktuale dhe me u marrë populizma të tillë. Në fakt në vend të që vije ta përurojë ndonjë projekt, vjen çdo katër vjet vetëm për vota. Ne e kemi mbështet formimin e byrosë si LDK. Dhe pajtohemi për verifikimin për çfarëdo lloj politikani që është pasuruar. Dhe unë e mbështes këtë ide. Por të luash me këtë para publikut për vota është temë tjetër”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit